Aktualitet

FOTO E DITËS: Me dosje në dorë, Adriatik Lapaj çon në SPAK Agron Shehajn: Kush kërkon luftë, do ta gjejë!

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Me dosje në dorë, Adriatik Lapaj çon në

Kreu i Koalicionit Nisma, "Shqipëria Bëhet" ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme një padi për shpifje ndaj deputetit Agron Shehaj.

Në një deklaratë për mediat, Lapaj u shpreh se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale. 

“Kam bërë një kërkesë penale për veprën penale të fyerjes dhe shpifjes. Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur një jap mesazhin e luftës mes subjekteve të reja. Jam sulmuar në mënyrë të pakuptimtë. Nëse unë kam shkelur ligjin e republikës së Shqipërisë, do të mbaj përgjegjësi, ose zotëria në fjalë ka shkelur ligjin dhe do të mbajë përgjegjësi për shpifje.”, tha ai para gazetarëve. 

Kujtojmë se Shehaj e ka akuzuar publikisht Lapajn se sipas tij ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani, e cila është sekuestruar nga SPAK, nën akuzën e pastrimit të parave.

Dhe sipas kreut të Partisë Mundësia, shkelja e Lapajt qëndron në faktin se ai ka marrë para për të kryer funksionin e avokatit në një proces gjyqësor që gjykohej nga vjehrri i tij, ish-gjyqtari, Alltun Çela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH