Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Mianmar ka shkuar tashmë në 2719.
Lajmi u bë i ditur nga shefi ushtarak Min Aung Hlaing në një fjalim në televizionin shtetëror ku shtoi se 441 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Min Aung Hlaing shtoi se numrat mund të rriten dhe numri i të vdekurve mund të kalojë 3,000.
Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat e një grataçele të shembur, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën atje në 14.