Bota

TRONDITËSE! Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri plagoset me thikë nga bashkatdhetari

Shkruar nga Liberale
TRONDITËSE! Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri plagoset me

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Vardas, në Ilias të Greqisë, ku një 17-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar. Pas sulmit, i riu është transportuar në Infermierinë e Pirgos, ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, që përfundoi me sukses.

Sipas raporteve, gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit është e qëndrueshme dhe ai nuk është më në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi mes viktimës dhe të dyshuarit, që kishin një mosmarrëveshje financiare. Gjatë këtij takimi, 21-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 17-vjeçarin në pjesën e barkut.

21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga autoritetet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH