Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, gjatë së cilës diskutuan çështjet e sigurisë në Detin e Zi.
Presidenti i Turqisë i tha homologut të tij rus se hapat drejt arritjes së sigurisë së trafikut detar në Detin e Zi do të ndihmonin përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Sipas presidencës turke, Erdogan tha Putinit se Ankaraja është e gatshme të kontribuojë në këto përpjekje.
E njëjta deklaratë thekson se presidenti turk i tha homologut të tij rus se vendi i tij po ndjek nga afër përpjekjet për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë dhe përsëriti ofertën e tij për të pritur këto bisedime.
Erdogan gjithashtu i tha Putinit se Turqia vlerëson bashkëpunimin me Rusinë në Siri, duke shtuar se Ankaraja dhe Moska duhet të punojnë së bashku për t’i dhënë fund dhunës sektare në Siri, për të hequr sanksionet ndaj atij vendi në mënyrë që të arrihet stabilitet i qëndrueshëm.