Bota

Rrugët të ndara në dysh, pasojat e tërmetit katastrofik në Mianmar

Shkruar nga Liberale

Rrugët të ndara në dysh, pasojat e tërmetit katastrofik

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Mianmarin, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke tronditur Tajlandën.  Lëkundjet e forta kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në disa vende të Azisë, me dhjetëra persona ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, përfshirë qiellgërvishtëse, objekte fetare dhe shtëpi familjare.


Qendra Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ) raportoi se tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe epiqendra ishte pranë qytetit të Mandalay. Pak minuta më vonë, ndodhën tre pasgoditje të tjera, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) shpalli alarm të kuq për viktima dhe dëme të mëdha.

Rrugët të ndara në dysh, pasojat e tërmetit katastrofik

Sipas USGS, “ka shumë gjasa që të ketë viktima të shumta dhe dëme të konsiderueshme”, duke theksuar se pasojat priten të jenë të përhapura dhe katastrofike.

Dëmet dhe viktimat e raportuara deri tani: Bangkok, Tajlandë – Të paktën dy persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuarit. Shtatë persona janë shpëtuar deri tani, Mianmar – Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një xhamie, sipas dëshmitarëve, Rrugë të dëmtuara – Në Naypyidaw janë raportuar dëmtime të rënda në infrastrukturë, me rrugë të çara dhe ndërtesa të rrënuara.

Rrugët të ndara në dysh, pasojat e tërmetit katastrofik

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH