
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa njoftoi të hënën një qeveri të re kalimtare, një moment historik në tranzicionin nga dekada e sundimit të familjes Asad dhe përmirësimin e lidhjeve të Sirisë me Perëndimin, raporton Reuters.
Rebelët në Siri, të udhëhequr nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham, morën pushtetin në vend në dhjetor të vitit të kaluar, pasi përmbysën presidentin sirian Bashar al-Assad.
Më pas ata formuan një qeveri kalimtare që vendet perëndimore dhe OKB-ja, ndër të tjera, kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vend në strukturat qeveritare.
Numri i të vdekurve nga përplasjet mes forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, është rritur në më shumë se 1311 persona pak javë më parë sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut.
Në raportin e kësaj organizate Humanitare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se përveç gati 850 civilëve të vrarë, kryesisht nga të shtënat nga një distancë e afërt, janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave qeveritare të sigurisë dhe rreth 250 militantë me grupe të armatosura të lidhura me Asadin.
Monitoruesi i luftës shtoi gjithashtu se energjia elektrike dhe uji i pijshëm u ndërprenë në zona të mëdha rreth qytetit bregdetar perëndimor të Latakias.