Tronditet qyteti italian i Mesinës.
Sipas disa dëshmitarëve, vajza po debatonte me vrasësin, i cili e goditi papritur me thikë në fyt. Viktima, Sara Campanella, ishte studente e Shkencave të Infermierisë
Sara Campanella, nga Palermo, dyshohet se është goditur me thikë në qafë nga një i ri, i cili më pas ka ikur. Vajza, e cila ndiqte Fakultetin e Shkencave të Infermierisë, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por përpjekjet e mjekëve për t'i shpëtuar jetën ishin të kota. Plaga me thikë e vrasësit i preu qafën. Karabinierët po hetojnë rastin dhe janë në gjurmët e sulmuesit.
Disa dëshmitarë kanë folur për një debat mes viktimës dhe një personi tjetër, i cili dyshohet se e ka goditur me thikë para se të zhdukej në rrugicat e lagjes. Zona është rrethuar nga karabinierët të cilët po shikojnë pamjet nga kamerat dhe po intervistojnë dëshmitarët.
/Liberale.al/