Globi

FOTO E DITËS: Le Pen i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale franceze të 2027-s!

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Le Pen i ndalohet të garojë në zgjedhjet

Politikanja franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore sot nga gjykata për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim – dy prej të cilëve do të pezullohen.

Dy të tjerët, ndërkaq, do t’i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.

Por me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ky dënim nuk do të zbatohet tani. Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.

Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH