Sipas autoriteteve të ishullit, 13 persona të bllokuar nga stuhia u shpëtuan nga zjarrfikësit ditën e djeshme në Greqi, nga përmbytja masive në Paros dhjetra makina përfunduan në det
Shkollat në disa ishuj grekë në arkipelagun e Cyclades dhe Dodekanez do të qëndrojnë të mbyllura sot për shkak të përmbytjeve masive që kanë goditur shumë zona që prej ditës së djeshme. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e emergjencave. Vendimi për të mbajtur shkollat të mbyllura dhe për t'u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm deri sa të pushojnë reshjet e dendura, u mor në ishujt Paros dhe Mykonos, në Cyclades dhe në ato të Rodos dhe Kos, në arkipelagun Dodekanez.
Në Paros, shirat e dendur goditën dje qytetet kryesore, përfshirë Parikia dhe Naoussa, vendpushimet e njohura turistike, duke shkaktuar përmbytje dhe duke rrëmbyer dhjetra makina. Sipas autoriteteve të ishullit, 13 persona të bllokuar nga stuhia u shpëtuan nga zjarrfikësit ditën e djeshme, por nuk raportohet për të lënduar. Në Paros dhe Mikonos është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha mjeteve, përveç atyre të urgjencës deri në kalimin e motit të keq.
Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, edhe sot priten reshje të dendura shiu dhe bubullima në Cikladet, ishujt e Egjeut Lindor (veçanërisht Kios, Ikaria dhe Samos) dhe Dodekanez.