Një turiste raportohet se u përdhunua dhe u vra nga tre të rinj në një resort në Filipine, pasi kishte marrë pjesë në një dasmë.
Michaela Mickova, 23 vjeçe, një sllovake që jetonte në Berlin, Gjermani, kishte udhëtuar në ishullin parajsor të Boracay, Filipine, për të marrë pjesë në dasmën e një miku të saj më 8 mars.
Michaela u gjet e vdekur më 12 mars, me trupin e saj të shtrirë gjysmë të zhveshur në një kishëz të braktisur në ishullin e Filipineve.
“Ajo ishte viktimë e një krimi të tmerrshëm”, tha shoqja e saj. Mjeku ligjor tha se ajo ishte përdhunuar dhe rrahur për vdekje, sipas mediave lokale.
Tre të rinj janë në paraburgim pasi i pari, 28 vjeç, u arrestua rastësisht gjatë një aksioni droge dhe pas arrestimit tregoi dy bashkëpunëtorët e tij në burg, raporton Philippine Star.
Ai tha se të tre u takuan me Michaela-n teksa ajo po fotografonte natën. Ata më pas thuhet se e rrahën pa ndjenja me një copë dru, e tërhoqën zvarrë në kishën e braktisur dhe e përdhunuan përpara se të pinin së bashku.
“Ajo më shkroi sa e lumtur ishte”, tha një tjetër mikeshë. Por dy ditë më vonë, Michaela u zhduk papritur. Michaela u gjet e vdekur më 12 mars, me trupin e saj të shtrirë gjysmë të zhveshur në një kishëz të braktisur në ishullin e Filipineve.
Miqtë e Michaela-s kanë hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për të sjellë trupin e Michaela-s në familjen e saj në Sllovaki dhe për të mbuluar shpenzimet e funeralit.
Donacionet në faqe kanë kaluar tashmë 3,700 £.
'Michaela ka jetuar dhe punuar në Berlin, Gjermani dhe, si kujdestare në CareArbeit, u ka dhënë shumë njerëzve në Berlin shumë bamirësi, mbështetje, gëzim dhe buzëqeshje. Ajo do të na mungojë shumë” thanë miqtë e saj.
“Shpresoj që hetimi të përfundojë së shpejti në mënyrë që Michaela të mund të varroset në vendlindjen e saj, t'i themi lamtumirë dhe ajo të pushojë në paqe dhe drejtësia të vendoset.
/Liberale.al/