Globi

Vuçiç bisedë telefonike me Macron, zbardhen diskutimet mes dy liderave

Shkruar nga Liberale
Vuçiç bisedë telefonike me Macron, zbardhen diskutimet mes dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimeve zyrtare, të dy liderët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Francës dhe ranë dakord të takohen në prill të këtij viti. Presidenti Vuçiç shprehu besimin se miqësia dhe partneriteti me Francën do të sjellin përfitime të mëdha për qytetarët serbë.

Ndërkohë, Presidenti Macron konfirmoi bisedën telefonike përmes një postimi në platformën sociale “X”, duke theksuar se diskutimet përfshinë tema dypalëshe dhe një përmbledhje të kontakteve të fundit të Vuçiçit në Bruksel.

“Kam folur në telefon me Presidentin Vuçiç. Ne diskutuam tema dypalëshe dhe bëmë një përmbledhje pas kontakteve të tij të fundit në Bruksel. Unë ia përsërita dëshirën time që Serbia të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron.

Biseda mes dy liderëve vjen në një moment të rëndësishëm për presidentin Vuçiç, teksa po përballet me një revoltë të brendshme, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas tragjedisë në Novi Sad.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH