Bota

Moti EKSTREM "paralizon" Greqinë/ Përmbytjet "gëlltitin" makina dhe shtëpi, bllokohen rrugët

Shkruar nga Liberale

Moti EKSTREM "paralizon" Greqinë/ Përmbytjet

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë. Shumë zona janë përmbytur, ndërsa uji ka arritur në nivele të larta.

Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në aeroportin e Chanias, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo pritet të vonohen.

Po ashtu ishujt Parosi dhe Mykonos janë mbuluar nga uji. Dy destinacionet më të njohura të vendit, u gjendën të bllokuar, pas stuhisë që goditi vendin.

Autoritetet po punojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar, ndërsa u vendos edhe mbyllja e shkollave në ishull deri në një njoftim të dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH