Bota

“Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen 4 persona të tjerë pas tërmetit në Mianmar

Shkruar nga Liberale
“Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen

Katër persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat gati 60 orë pasi tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten, duke vrarë të paktën 1700 njerëz në vendin e Azisë juglindore.

Të mbijetuarit u shpëtuan nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin verior të Sagaing, gjet edhe një siç njoftoi shërbimi zjarrfikës i Mianmarit.

Qindra njerëz mbeten të zhdukur, ndërsa përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje. Megjithëse përpjekjet e shpëtimit kanë nisur që nga e premtja dhe ndihma ndërkombëtare po fillon të arrijë në Mianamar, ka pasur vonesa në arritjen e zonave më të goditura, duke i lënë vendasit të përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit me dorë.

Të shtunën mbrëma, një grua e moshuar u shpëtua në kryeqytetin e Mianmarit, pasi u bllokua për 36 orë nën rrënojat e një spitali. Pamjet treguan se ajo u transportua me barelë në një ambulancë në pritje, e rrethuar nga punonjës të urgjencës. Njëzet e nëntë persona u shpëtuan gjithashtu nga një bllok apartamentesh i shembur në Mandalay, tha të dielën autoriteti lokal i zjarrfikësve.

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit i janë bashkuar përpjekjeve për katastrofën, me disa vende që kanë dërguar ndihmë në Mianmar. Kina ka drguar një ekip shpëtimi prej 82 personash, India një ekip shpëtimi dhe furnizime emergjente. Malajzia, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Irlanda, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re gjithashtu po dërgojnë ekipe shpëtimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH