Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon modifikime në programin e muzeve të famshme të Instituticionit Smithsonian. Sipas tij historia e SHBA-së duhet të paraqitet më pozitivisht, me rrjedhojën e më pak qëndrimeve autokritike dhe më shumë krenarie kombëtare. Republikani akuzon qeverinë e mëparshme nën presidentin, Joe Biden se ka shtrembëruar ideologjikisht historinë e SHBA-së dhe në këtë mënyrë e ka portretizuar atë shumë negativisht.
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance tani do të ngarkohet me rivendosjen e “të vërtetës dhe arsyes në historinë amerikane”, thuhet në dekretin e fundit të politikës kulturore nga Trump. Në të ardhmen, nuk duhet të shpenzohen më para për ekspozita që përçmojnë “vlerat e përbashkëta amerikane”.
Trump ka në shënjestër Institutin Smithsonian, një rrjet prej 21 muzesh dhe 14 institucione arsimore dhe kërkimore. Smithsonian është kompleksi muzeor më i madh në botë. Shumë nga muzetë gjenden në kryeqytetin e SHBA-së përgjatë Qendrës Kombëtare midis Monumentit të Uashingtonit dhe Kapitolit të SHBA. Hyrja në muzetë e famshëm është falas.