Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve në një takim në selinë e partisë, që do të mbahet në orën 18:30.
Në këtë takim do të diskutohet strategjia elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha ka shpalosur disa pjesë të programit dhe pritet që mesazhi kryesor për krerët e degëve të jetë sqarimi “derë më derë” i programit për qytetarët.
Në 11 prill, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapë zyrtarisht fushatën në sheshin Nënë Tereza.