Politikë

Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në rrugën Ndroq-Plepa: Do të jetë një aks me profil turistik, do të zhvillojë zonën

Shkruar nga Liberale

Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në rrugën Ndroq-Plepa: Do

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda  Balluku, njëkoherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektuan sot punimet në rrugën Ndroq-Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rehabilitimit.

Gjatë inspektimit Balluku shprehet se ka pasur një ecuri të mirë në punime dhe pretendohet që të mbyllet brenda muajit Dhjetor.

“Pjesa e rëndësishme është që pavarësisht se rruhet gjurma në tërësinë e saj, në zonën e urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re, duke eliminuar këtu edhe kthesat e ngushta që kemi në atë pjesë. Për shkak të ecurisë së mirë që kanë pasur punimet pretendojmë ta mbyllim brenda muajit Dhjetor.

Ecuria është shumë e mirë, është 30% i të gjithë volumit. Afati i dorëzimit është 16 Maj i 2026, por synimi ynë është që ta mbyllim para natës së vitit të ri 2025 këtë fazë të parë. Kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C dhe shpejtësia në këto rrugë shkon deri në 100 km, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat e sigurisë rrugore dhe duke pasur parasysh që kjo zonë është me një dendësi të madhe banimi dhe biznesesh”, u shpreh Balluku.

Rama u shpreh për këtë projekt infrastrukturor se do të jetë një aks me profil turistik.

“Është një nga akset e shumëkërkuara që i erdhi rradha dhe i cili do të jetë një aks me profil turistik. Ne besojmë shumë që zhvilliomi i agroturizmit do të jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi ëhstë një zonë që do të përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejt Tiranës apo Durrësit”, theksoi kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH