Politikë

Shehaj vijon përplasjen me Lapajn: Nuk është i pari që më akuzon për shpifje, prona është dhënë në shkelje të ligjit

Shkruar nga Liberale
Shehaj vijon përplasjen me Lapajn: Nuk është i pari që

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e paditi në Gjykatë për shpifje, duke theksuar se “politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë “Mundësia”.

Në një intervistë për Neës24, Shehaj ka vijuar me akuzat duke thënë se vjehrri i Lapajt është ai që ka dhënë vendimin për njohjen e një prone në bregdet, duke theksuar se ky veprim ka ndodhur në shkelje të ligjit. Ai gjithashtu ka theksuar se prona për të cilën bëhet fjalë është dhënë në shkelje të ligjit dhe ka shtuar se Lapaj nuk është as i pari, as i fundit që e akuzon për shpifje.

“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia. Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën. Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij. Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje” – tha Shehaj.

Kujtojmë se kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, gjatë paradites denoncoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje Shehajn. Lapaj u shpreh se ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes, ndërsa tha se Shehaj e ka kërkuar këtë konflikt me këmbëngulje, pasi sipas tij, ai nuk ka pasur interes të merrej me drejtuesit e partive të reja.

“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë. Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si t’a kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet” – tha Lapaj.

Është paksa e çuditshme se si kryetarë të dy partive të reja, në vend që të fokusojnë energjitë në rrëzimin e pushtetit 12 vjeçar në Shqipëri, nxisin akuza ndaj njëri-tjetrit njësoj si dy partitë e vjetra. Por duke parë sondazhet, me gjasë përplasja është garë se kush do zërë vendin si partia e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH