Politikë

Berisha: Hapim fushatën spektakolare më 11 Prill

Shkruar nga Liberale
Berisha: Hapim fushatën spektakolare më 11 Prill

Në 11 Prill, në orën 19:00, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi një hapje spektakolare të fushatës zgjedhore në kryeqytet, nga ku do të nisë më pas edhe në të gjithë Shqipërinë.

Nga të deleguarit politikë dhe kryetarët e degëve, kërkoi që fokusin përgjatë gjithë fushatës elektorale ta kenë te programi politik i PD, që për Sali Berishën është më i miri.

Berisha është i bindur se fitorja mund t’i vijë vetëm nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Ndër të tjera, kryetari i PD shprehu bindjen se më 11 Maj, shqiptarët do të votojnë programin e PD, që sipas tij i shërben vetëm qytetarëve të këtij vendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH