Showbiz

Gjesti në moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit

Shkruar nga Liberale
Gjesti në moment të sikletshëm gjatë transmetimit të

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli debate të ashpra mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një përballje të tensionuar.

Por, mes gjithë debatit, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk i shpëtoi kamerave. Ai u pa duke hequr atleten dhe më pas nuhatur çorapen për të kontrolluar nëse kishte erë.

Ky veprim u kap menjëherë nga audienca dhe brenda pak minutash u bë viral në rrjetin social X (ish-Twitter), ku përdoruesit krijuan meme humoristike.

Shumë ndjekës e quajtën këtë si një nga skenat më komike të këtij edicioni, ndërsa të tjerë si gjest të neveritshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH