Showbiz

Dalin mesazhet/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me ish-banoren: Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar

Shkruar nga Liberale

Dalin mesazhet/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me ish-banoren: Vëllai i

Ballafaqimi, që u kthye në debat, ndodhi dje në “Big Brother VIP Fan Club”, ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin. Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBV e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.

Valbona
: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

Shqipe: (Tregon telefonin) ‘Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë.’ Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, si “Big Brother Fan Club”…

Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH