
Skandali i mishit të pulës me salmonelë vijon. Në vendin tonë po tregtohet nëpër restorante e markete, mish pule me salmonelë.
Sot në Vlorë, janë evidentuar deri tani 6 subjekte që kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të infektuar me salmonelë.
Subjektet e identifikuara përfshijnë disa markete, por nuk kanë munguar as restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të produkteve për klientët.
Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë marketet, restorantet dhe fast-food-et që kanë tregtuar apo servirur mishin me Salmonelë, mund të jetë edhe më i madh.