Sociale

Rishkruhet historia! Studiuesit kanë zbuluar një qenie shumë të ngjashme me njerëzit e sotëm

Shkruar nga Liberale
Rishkruhet historia! Studiuesit kanë zbuluar një qenie shumë

Studiuesit kanë zbuluar një qenie (e zhdukur tashmë) shumë të ngjashme me njerëzit e sotëm, të njohur si Homo Naledi, në varre që datojnë 250 mijë vjet më parë.

Ky zbulim surprizë përbën një pikë kthese për historinë sepse deri më sot thuhej se vetëm njerëzit modernë dhe Neandertalët mund të bënin aktivitete komplekse.

Truri i specieve Homo Naledi ishte 1/3 e madhësisë së trurit të njeriut të sotëm dhe arrinte të kryente një sërë veprimesh që konsiderohen të vështira.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që është vërtetuar përmes 250 faqeve dëshmi, është fakti se ata kryenin ritin e varrimit njëjtë si sot, por në gropa ovale brenda shpellave.

Mbetjet e para të këtyre specieve u zbuluan në vitin 2013 në shpellat Rising Star të Afrikës së Jugut. Që atëherë janë gjetur mbi 1500 kocka në sistemet e këtyre shpellave.

Homo Naledi-t ishin me 2 këmbë, rreth 1.5 m të gjatë dhe peshonin afërsisht 45 kg. Kishin duar të shkathëta, një tru të vogël, por goxha të zhvilluar.

/tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH