Sociale

Qeveria e Keir Starmer shton serialin e Netflix "Adoleshenca" në kurrikulën e mësimit në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Liberale
Qeveria e Keir Starmer shton serialin e Netflix "Adoleshenca" në

Në takimin e tij me krijuesit e serialit hit të Netflix “Adolescence”, kryeministri britanik Keir Starmer e pranoi se si baba, e kishte pasur mjaft të vështirë ta shikonte me fëmijët e tij adoleshentë.

Filmi me katër episode që trajton historinë e një djali të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës, është kthyer në kryefjalën e momentit, me trajtimin e bërë ndikimit të mediave online tek të miturit dhe mënyrës sesi një akt shokues dhune prek një familje, një komunitet e shoqërinë në përgjithësi.

“Mendoj se ajo që thekson ky serial është se ndjesia- qe besoj se e kemi të gjithë- se fëmijët tanë mund të jenë më të rrezikuar kur janë jashtë shtëpisë, kur janë në rrugë, diku atje jashtë, ku ne si prindër nuk mund t`i shohim apo t`i dëgjojmë, po kapërcehet tani nga një rrezik më i madh, e që është ajo çfarë ndodh në fakt në shtëpi, në dhomën e tyre, kur janë aty vetëm”, u shpreh Starmer.

Starmer shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Netflix për ta bërë këtë serial “revolucionar” të transmetohet falas në shkollat e gjithë vendit. “Siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh ai pas takimit me bashkë-skenaristin e “Adolescence” Jack Thorne, përfaqësues të organizatave bamirëse dhe të rinj në zyrën e tij në Doëning Street, duke nënvizuar se “siç e shoh edhe te fëmijët e mi, është thelbësore që të flasim hapur për ndryshimet në mënyrën se si ata komunikojnë, përmbajtjen që shohin dhe diskutimet që bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre”. Drama, episodet e së cilës janë filmuar në një xhirim të vetëm dhe të pandërprerë, bëri histori në televizionin britanik këtë muaj duke u kthyer në serialin e parë të një platforme streaming që kryeson listat e shikueshmërisë në TV.

Thorne, i cili insiston se fëmijët nuk duhet të kenë telefona inteligjentë deri në moshën 14-vjeçare, e ka cilësuar si një krizë në rritje ndikimin e të ashtuquajturës kulturë “incel”, e cila nxit urrejtjen ndaj grave dhe vajzave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH