Fiter Bajrami, festohet në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit nga myslimanët në mbarë botën, që raportohet të jetë afërsisht 25% e popullsisë.
Por kur këtij muaji të shenjtë i erdhi fundi, sakrifica bën bashkë njerëzit në një festë falenderuese. Ndonëse jo të gjithë myslimanët kanë mundësi të gëzojnë. Në Gaza, muaji filloi me shpresën për një paqe të vazhdueshme, por kur armëpushimi me Izraelin u shemb, gjërat ndryshuan.
Ky është viti i dytë për ta që kalojnë bajramin në zhurmën e luftës Hamas-Izrael. Mediat e huaja raportojnë përjetimet mes vështirësive të banorëve në Gaza, të cilët kujtojnë momente të gëzueshme para nisjes së luftës në këtë ditë të bekuar.
“Dy vite më parë kjo ishte dita më e bukur për ne, përgatisnim ëmbëlsira, gatuanim plot gjëra speciale, vishnim rrobat më të mira e festonim bashkë” tregon për DË palestinezja 7 vjeçare Marahh Hajo.
Por ky ritual është i pamundur të realizohet në kushtet e sotme, me ndërtesat e shkatërruara, me pasigurinë për të ardhmen, pasi kanë humbur gjithçka nga lufta. Ndonëse ka mes tyre familje që përpiqen të gjejnë një shpresë e të jenë falenderues që janë gjallë në këtë ditë të bekuar.
“Edhe pse nuk kemi shtëpinë dhe po jetojmë në një tendë, e situata jonë është e vështirë, ne duam të bëjmë fëmijët të lumtur me këto biskotat që mund të gatuajmë. Tiu japim sikur edhe për një moment, një buzëqeshje” – rrëfejnë gratë në Gaza.
Në këtë periudhë pothuajse e gjithë popullsia e Gazës po përballet me atë që Programi Botëror i Ushqimit e quan “nivele të krizës së urisë”. Në rrjete sociale palestinezët në Gaza shfaqin hapësirat e reja të përshtatura për lutjet, pasi shumica e xhamive janë shkatërruar. ata gëzojnë triumfet e vogla, në një kohë kur e përditshmja përcaktohet nga mbijetesa.