Bota

TRAGJEDI në Detin e Kuq: Aksident me nëndetëse, humbin jetën katër persona

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Detin e Kuq: Aksident me nëndetëse, humbin jetën

Të paktën katër turistë rusë kanë humbur jetën pas një aksidenti me një nëndetëse turistike në brigjet e Hurghadës, Egjipt. Mjeti lundrues transportonte 45 turistë dhe anëtarë të ekuipazhit kur ndodhi incidenti fatal.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit, ndërsa pesë persona janë dërguar në spital për trajtim. Hurghada, një destinacion i njohur për turizmin nënujore, është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë vazhdojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH