
Lewis Hamilton dhe Sofia Vergara nuk e finalizuan njohjen e tyre. Piloti i Ferrarit dhe aktorja kolumbiane para pak muajsh nisën shoqërimin me njëri-tjetrin.
Në muajin Janar ata u fotografuan duke kaluar kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por duket se gjithçka është ndalur aty.
Sipas “TMZ”, Hamilton ka ndërprerë njohjen dhe ka vendosur të mos avancojë për një lidhje të mundshme. Thuhet se 52-vjeçarja e konsideronte Hamiltonin si të dashurin perfekt dhe ndërprerja e njohjes e ka lënë atë të zhgënjyer.
Sofia Vergara një vit më parë njoftoi divorcin nga aktori Joe Manganiello dhe ishte në kërkim të dashurisë, por duket se Hamilton nuk ka qenë zgjedhja e duhur.