Edhe pak ditë dhe hapet muaji i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Emrat e kandidatëve në listat e hapura të cilët kanë marrë besimin e kryetarëve, kanë shprehur ambicien për të qenë në Parlamentar.
Gara më e fortë mbetet Tirana, ku krahas listave të PS e PD me ministra, ish-ministra dhe senatorë në lidershipet e partive të rinjtë jo vetëm në moshë por edhe në ambicie për të qenë në parlament mbetet pjesa më interesante e këtyre zgjedhjeve.
Ironikisht Edi Rama që është në pushtet vendosi që të sfidonte personazhet me disa mandate dhe ata që kanë pasur në dorë drejtori duke i lënë kryesisht në lista të hapura, ndërsa të rinjve pa kapitale të forta politike u dha vende të sigurta.
Berisha të cilit i kërkohen më tepër ndryshimi përdori një logjikë ndryshe, duke i vendosur të besuarit e tij në vende të sigurta, ndërsa të rinjtë duhet të tregojnë se kanë mbështetje dhe vota për të merituar vendin në parlament.
Kush do t’i rrëmbejë influencat e strukturave, mbështetjen e kolegëve dhe zemrat e qytetarëve për t’i tejkaluar listat e hapura?
Mbrëmjen e sotme në panelin e Top Story ishin të ftuar disa nga kandidatët, konkretisht:
Mbrëmjen e sotme në panelin e Top Story ishin të ftuar disa nga kandidatët, konkretisht:
Florian Pullazi
Kandidat PS
Julinda Dhame
Kandidate PS
Erjon Malaj
Kandidat PS
Ilir Alimehmeti
Kandidat PD
Ilda Zhulali
Kandidate PD
Erisa Xhixho
Kandidate PL