Politikë

FOTO HISTORIKE/ Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano më 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pluraliste

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano më 31 mars 1991,

Ramiz Alia dhe pasuesi i tij në partinë që më vonë do të ndryshonte emrin në PS nga njëra anë, dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha në anën tjetër, më 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pluraliste që do të fitoheshin nga Partia e Punës e udhëhequr nga komunistët

Ligji zgjedhor ishte mazhoritar i pastër, me 250 deputetë, aq sa ishte dhe gjatë parlamentit të viteve të diktaturës.

FOTO HISTORIKE/ Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano më 31 mars 1991,

Ramiz Alia duke votuar më 31 mars 1991, humbi si deputet në Tiranë

Sipas të dhënave të kohës listat numerike të votuesve ishin me rreth 1 milion 985 mijë votues.
Në zgjedhje morën pjesë 95 për qind e tyre.

Për PDSH votuan 38.71% ose 720 mijë e 948 votues, ndërsa për PPSH votuan 67.6% e votuesve, ose 1 milion 46 mijë e 129 votues. Për PR, votuan 1.38% e votuesve ose 27 mijë e 393 persona, për PBDNJ votuan 0.68% e votuesve ose 13 mijë e 538 persona. Vendet në Kuvendin Popullor u ndanë si vijon: Partia e Punës 161 vende, Partia Demokratike 75 vende, OMONIA 5 vende, dhe Organizata e Veteranëve 1 vend.

FOTO HISTORIKE/ Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano më 31 mars 1991,

Sali Berisha në zgjedhjet e 31 marsit 1991, pas së cilave refuzoi humbjen

PD, humbësja e zgjedhjeve pati rezultat triumfues në qytetet e mëdha. Në Tiranë fitoi 19 nga 29 zona, në Durrës 13 nga 19, në Shkodër 16 nga 19, në Vlorë 7 nga 14. Por simbolika më e madhe e atyre zgjedhjeve ka qenë humbja e Ramiz Alisë, kreut të PPSH, në një zonë elektorale në Tiranë.

FOTO HISTORIKE/ Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano më 31 mars 1991,

Fatos Nano, i cili një vit më vonë do të reformonte të majtën dhe do të merrte drejtimin e PS-së, duke votuar më 31 mars 1991

Fitorja e PPSH u prit me revolta në disa qytete të vendit. Protesta më e fortë u zhvillua në Shkodër. Atje shënohet edhe ngjarja më e rëndë e atyre viteve, ajo e 2 Prillit ku u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dhe u plagosën afër 30 të tjerë. Kriza politike dhe ekonomike do të vazhdonte derisa u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme në mars të vitit 1992 kur edhe PD i dha fund regjimit komunist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH