Kryetari i PD-së Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.
“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në,” tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania nga ku përsëriti premtimin për reformimin e sistemit të drejtësisë. Analisti dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në UET, Ervis Iljazaj, e cilësoi premtim të pambajtshëm atë të artikuluar nga kryedemokrati duke i kujtuar që për ta bërë këtë i duhen 94 vota, ndryshe i duhet bashkimi i votave me PS, që ai më herët e ka përjashtuar.
Berisha pranoi se nuk mund ta bënte këtë i vetëm, por theksoi se ky është momenti kur të gjithë duhet të ndërgjegjësohet se reforma më drejtësi ishte një eksperiment që dështoi dhe tani duhet të ulemi ti japim drejtim për t’u mundësua shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor.
“Pse u premtoj shqiptarëve sepse kemi një komb që ka humbur të drejtën e një procesi ligjor. Pas të drejtës për jetën është një nga të drejtat më të rëndësishme për një shoqëri; procesi ligjor. Nuk varet nga unë, e di. 34 vite reformat në drejtësi nuk kanë qenë unilaterale, kanë qenë të dyanshme por të jemi realistë kanë qenë edhe me arbitër ndërkombëtarë, Komisioni i Venecias, ekspertë. Çfarë do ndodhë, së pari duhet të ndërgjegjësohen ata që për mua në mënyrë të padrejtë refuzojnë të pranojnë realitetin e krijuar… Nuk ka investime të huaja, janë miliarda të bllokuara në çështje civile, të gjithë ata që kanë një proces janë njerëz të dëshpëruar. Unë jam i bindur, do ndërgjegjësohen; u bë eksperimenti, dështoi, të ulemi t’i japim drejtim. Ne do të votojnë çdo reformë që është për integrimin e Shqipërisë në BE, por nëse BE nuk realizon procesin ligjor…"
"Do ndryshojnë gradualisht… Venecia ka dhënë një paralajmërim të kobshëm dhe ajo ka ndodhur. Shqiptarëve do ju dalim ne zot, me partnerët tanë, po punojmë me fondacionin Adenauer me debate, dëgjesa”, tha Berisha.
Sa i përket drejtësisë, Berisha theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” shtoi ai.