
Në rubrikën e përditshme në Facebook “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama etiketoi liderët e opozitës si persona që kanë probleme me drejtësinë dhe, sipas tij, nuk dihet kur do t’i mbyllin ato.
Ai tha se këtë gjë e di edhe Bashkimi Evropian, prandaj kërkon votën e shqiptarëve më 11 maj, që të kenë të garantuar integrimin në BE.
Rama theksoi se po bëhet një “rrugë e dy punë”, duke shtuar se, nëse shqiptarët i japin shumicën Partisë Socialiste, do të jetë një mesazh i fortë për Bashkimin Evropian që shqiptarët e duan anëtarësimin tani. “Na duhet shumica”, u shpreh ai.
“Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë: Populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë, duan të hyjnë në BE tani. Me këtë mandat, me këtë mesazh, unë dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë të fortë për të nxitur procesin. Kjo është një luftë diplomatike dhe politike nga katër anët”, tha Rama.