Politikë

"Takim tjetër në Itali", çfarë surprize po paralajmëron Rama: Me votën e diasporës, do arrijmë diçka spektakolare

Shkruar nga Liberale
"Takim tjetër në Itali", çfarë surprize po

Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës “live” në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se më 11 maj Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Kreu i qeverisë theksoi se me votën e Diasporës, Partia Socialiste do të arrijë një rezultat spektakolare.

“Fitorja me notën 10, e dhjeta për ne dhe PS. Me votën e diasporës do arrijmë diçka spektakolare. Kemi dhe një takim tjetër në Itali, dhe do jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë. Të gjithë shqiptarët kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, momenti i përputhjes së fateve. Ata na konsiderojnë Malin e Zi dhe ne si pararojë për të gjitha ata që kemi bërë dhe për arsyet gjeopolitike”-tha Rama.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH