Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Andorrën, si do të jetë skema

Shkruar nga Liberale

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Andorrën, si do

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet ditën e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45 dhe tifozën do të futen në stadium që prej orës 18:00.

Pritet që skema sot të jetë 4-3-3 dhe tripikëshi detyrim. Kombëtarja vjen pas humbjes me Anglinë dhe pritet të ketë pesë ndryshime në formacionin startues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH