Arte

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij "Lumo Skendo" në vitin 1935

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij

Në foto Mid'hat Frashëri (majtas) gjatë një interviste në biblotekën e tij "Lumo Skendo" në Tiranë në vtin 1935

145 vjet më parë, më 25 mars 1880, lindi në Janinë Mit’hat Frashëri, i biri i rilindasit Abdyl Frashëri.

Mit’hat Frashëri (i njohur dhe me pseudonimin Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), pasi u vendos familjarisht në Stamboll dhe pas vdekjes së të atit, në vitin 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, që u bënë dhe mësuesit e tij.

Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik e me pas më 1909, revistën “Diturija”. Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit.

Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismalit Qemalit, zgjidhet ministër për punët botore. Më 1920 emërohet kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij

Në janar 1923, zgjidhet ambasador i Shqipërisë në Greqi, detyrë të cilën e kreu deri më 1926.
Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penëmprehtë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdytshëm.

Ai kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000. Mit’hat Frashëri shkroi jetëshkrimin për Naim Frashërin me titull “Naim be Frashëri” më 1901, më 1915 novelat “Hi dhe shpuzë”, “Plagët tona” më 1924 etj.

Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij

Në vitin 1942 u bë president i Ballit Kombëtar (Ballit Kombëtar), një lëvizje nacionaliste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me të drejtë cilësohet si një nga baballarët vendimtarë të nacionalizmit modern shqiptar.
Mit’hat Frashëri vdiq më tetor 1949, gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH