Arte

EKSPOZITA E JAVËS/ Shqipëria mirëpriti për herë të parë festivalin ndërkombëtar të artit të rrugës

Shkruar nga Liberale

EKSPOZITA E JAVËS/ Shqipëria mirëpriti për herë të

 Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në hartën kulturore evropiane të artit të rrugës, me zhvillimin për herë të parë të festivalit ndërkombëtar “Busking Balkans: Albania 2025”. Ky event i veçantë u mbajt më 15-16 maj në Vlorë dhe 17-18 maj në Tiranë, duke sjellë performues nga e gjithë bota në rrugët dhe sheshet kryesore të këtyre dy qyteteve.

EKSPOZITA E JAVËS/ Shqipëria mirëpriti për herë të

Në një kohë kur festivalet e artit të rrugës (busking) janë shndërruar në pjesë të rëndësishme të jetës urbane në shumë vende të Europës, Shqipëria ndërmori hapin e parë për të promovuar këtë formë të gjallë dhe të aksesueshme arti për publikun e gjerë.

Organizuar dhe kuruar nga Małgorzata Węglarz, producente dhe drejtoreshë artistike nga Polonia ,festivali solli performanca të larmishme nga artistë ndërkombëtarë ,që nga muzika dhe teatri, deri te akrobacitë, arti vizual dhe cirku bashkëkohor.

EKSPOZITA E JAVËS/ Shqipëria mirëpriti për herë të

Për herë të parë në Shqipëri, kalimtarët u kthyen në publik të drejtpërdrejtë të shfaqjeve spontane, ku energjia e rrugës dhe ndërveprimi i natyrshëm mes artistëve dhe qytetarëve krijuan një atmosferë të gjallë kulturore.

Organizatorët njoftojnë se festivali synon të bëhet një ngjarje e përvitshme, me plane për t’u zgjeruar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e kthyer këtë nismë në një pikë referimi për sezonin europian të artit të rrugës.

/S.B/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH