Sport

Çfarë ndodhi në të vërtetë me Marion, futbollisti shqiptar që u tha se u hodh nga kati i tetë i restorantit në Australi

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi në të vërtetë me Marion,

Mario Bacaj, futbollisti 28 vjeçar shqiptar që jetonte në Australi, humbi jetën tragjikisht tre ditë më parë në Australi. Fillimisht u tha se Bacaj, në gjendje të rënduar psikologjike, vendosi që t’i jepte fund jetës, por së fundmi kjo tezë është hedhur poshtë nga autoritetet.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë, mësohet se 28-vjeçari shqiptar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tetë i një restoranti në kryeqytetin e Australisë Jugore, Adelaide.

Fatkeqësisht i riu gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Shërbimet e emergjencës u thirrën në Rrugën King William, pranë kryqëzimit të North Terrace, rreth orës 16:00 të dielën, pas raportimeve se një individ kishte rënë nga çatia e një bari të njohur, Bar dhe Restorantit 2KW, më i njohuri në Adelaide.

Tre automjete policie, dy ambulanca dhe katër njësi të Shërbimeve të Zjarrfikësve Metropolitane shkuan në vendngjarje, me ekipet që bllokuan kryqëzimin pranë kufirit verior të CBD-së për disa orë, ku më vonë u konfirmua se viktima ishte shqiptari Mario Bacaj.

Bacaj mësohet se më 15 qershor duhej që të luante për Klubin e Futbollit Adelaide Eagles, por rreth orës 10:15 të mëngjesit shkroi në grupin e “WhatsApp” të grupit ku dhe iu tha atyre se nuk ndihej mirë dhe se nuk do të ishte në gjendje të luante.

Disa orë më vonë, shokët e tij të ekipit morën lajmin tronditës se Bacaj kishte vdekur pasi  kishte rënë nga bar-restoranti tetë-katësh 2KW.

“Jemi të shkatërruar të gjithë. Ai është shqiptar, i rritur në Itali. I pëlqente të luante futboll. Nga të gjithë njihej si djali më perfekt. Ne luanim me të çdo fundjavë”, thanë miqtë e tij te ekipi.

Bacaj kishte banuar në Adelaide për disa vite, duke punuar dhe studiuar, dhe ishte në prag të marrjes së lejes së qëndrimit.

Të hënën, shokët e ekipit me zemër të thyer u mblodhën poshtë barit 2KW për të vendosur lule të bardha dhe për të shprehur respektin e tyre për djaloshin shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht.

Në një pankartë shkruhej në anglisht dhe shqip: “Pushofsh në paqe Mario”. Ndërkoëh theksojmë se policia nuk po e heton këtë ngjarje si të dyshimtë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH