Showbiz

Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit? Pse dyshja i paskan bërë "unfollow" njëri-tjetrit në rrjete sociale...?

Shkruar nga Liberale

Lidhja e dashurisë që nisi para syve të publikut, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Themi kështu pasi Egli Tako dhe Gjesti, që u komentuan gjatë për lidhjen e tyre gjatë spektaklit, nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Një detaj që nuk i shpëton syrit të askujt, veçanërisht kur bëhet fjalë për një çift që ndau emocione live me publikun.

Ndërkohë, asnjë deklaratë publike, asnjë sqarim, por vetëm një “unfollow” që flet më shumë sesa çdo fjalë.

Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit? Pse dyshja i paskan

Ndërsa nga ana tjetër të dy kanë vijuar postimet individuale, por pa asnjë shenjë që lidhet me marrëdhënien që ata kishin.

Mos vallë është ky fundi i historisë së tyre? Apo thjesht një pauzë, për të qenë larg vëmendjes së publikut, por kjo mbetet për t'u parë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH