Showbiz

“Flokët po më bien si të çmendura”/ Këngëtarja e famshme flet për gjendjen shëndetësore  

Shkruar nga Liberale

“Flokët po më bien si të çmendura”/

Këngëtarja e famshme, Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” detaje të reja për gjendjen shëndetësore, pas heqjes kirurgjikale të gjirit. 37-vjeçarja tregoi se trupi i saj ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se prej operacionit flokët i kanë filluar të bien. 

“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni”, u shpreh ajo në një video të publikuar. 

Artistja u shpreh se kanë kaluar pesë javë nga procedura kirurgjikale, por se gjendja e saj është përmirësuar: “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”. 

Këngëtarja theksoi se gjinjtë e saj “ende nuk janë të sheshtë”, duke shpjeguar se ka implante dhe se zona është shumë e dhimbshme. 

Ajo ndau edhe një detaj personal, duke treguar se djali i saj, Sky, ka qenë larg për dy javë: “Jam e vetëdijshme që nuk mund të bëj gjithçka që duhet, por dua që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë, përfshirë djalin tim dhe fansat”. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH