Showbiz

Çfarë i ndodhi? Reperi i njohur sëmuret, koncerti anulohet në minutën e fundit

Shkruar nga Liberale
Çfarë i ndodhi? Reperi i njohur sëmuret, koncerti anulohet

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne, ka anuluar koncertin e planifikuar për të hënën në Budweiser Stage, Toronto, për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar.

Lajmi u konfirmua nga organizatorët përmes rrjeteve sociale, ku u tha se artisti 42-vjeçar ishte i detyruar ta shtynte performancën:
“Siç e dinë fansat, Wayne e merr seriozisht skenën dhe ishte shumë i emocionuar për këtë natë,” thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se koncerti do të riplanifikohet, ndërsa biletat e blera do të vlejnë për datën e re. Deri tani nuk është konfirmuar ndonjë datë e re.

Wayne është aktualisht në mes të turneut të tij “Tha Carter VI”, që nisi më 1 gusht në Virxhinia dhe përfshin qytete si Detroit, Los Angeles dhe Dallas, përpara se të përfundojë më 2 tetor në Florida.

Në disa koncerte ai shoqërohet nga French Montana, Tyga dhe NoCap, ndërsa Belly Gang Cushington është pjesë e përhershme e turit.

Përfaqësuesit e reperit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi gjendjen e tij.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH