Është hapur zyrtarisht ekspozita dhe u shfaq premiera e dokumentarit “Shqipëria e Bukur dhe Primitive (Shqipëria dhe Shqiptarët – Një Shekull më Parë)”, një projekt unik i restauruar nga artisti dhe studiuesi Shpend Bengu.
Ekspozita dhe dokumentari ofrojnë një pasqyrë të jetës, kulturës dhe peizazheve shqiptare në fillim-shekullit XX, duke sjellë disa imazhe dhe pamje të rralla të historisë sonë.
Ekspozita është e hapur për vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog (#COD) në ambientet e Kryeministrisë, në këto orare:
Nga e hëna në të premte: 09:30 - 20:30
Të shtunave: 09:30 - 12:30
View this post on Instagram