Arte

PIKTURA E DITËS: "Çajnik në të verdhë"- Nga artisti Llambi Blido

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Çajnik në të verdhë"- Nga

Vepra më lart e titulluar "Çajnik në të verdhë", paraqet një kompozim të ngrohtë, ku çajniku me një sfond të verdhë, shndërrohet në simbol të qetësisë.

Është realizuar në vitin 1997 nga artisti Llambi Blido, e cila ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Llambi Blido u lind në Strum të Roskovecit, ku vazhdoi studimet studimet në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin” në Leningrad (Shën Petërburg). Me përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve kthehet në Tiranë dhe përfundon studimet në Institutin e Lartë të Arteve Figurative, në degën e pikturës me pedagogë Vilson Kilicën dhe Danish Jukniun.

Në vitin 1998, së bashku me Vilson Kilicën, Kujtim Buzën, Agim Zajmin e më vonë me Sali Shijakun, artistë të shquar, themeluan ekspozitën e përvitshme kombëtare të pikturës, të quajtur “nëntori”, e cila u hap në Muzeun Historik Kombëtar.

Dikur emrin e tij e gjeje në ilustrimet e revistave të kohës për fëmijë, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, në ilustrimet e dhjetëra librave të shtëpive botuese “Naim Frashëri” dhe “8 nëntori”, në ekspozita me pikturat e tij të veçanta në Galerinë e Arteve apo edhe jashtë Shqipërisë, më shumë në Gjermani; në artikujt kritikë si një estet arti në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “nëntori” si dhe shumë veprimtari të tjera të kohës

Dhjet vjet që ai e ka ngadalësuar, por jo ndalur punën krijuese. Vetëm në vitet 2010-2011 ka bërë 84 punime në pikturë të linjës së tij abstrakte, të cilat, nën kujdesin e miqve të tij, ai i ekspozoi këto ditë në galerinë “Didart”. 

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH