RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Më fal që dashurova"
Autor: Aleksandra Gjata
Kategoria: Roman
Shtëpia Botuese: Univers
Çmimi: 1.000 Lekë
Përshkrimi
Pas një martese 25-vjeçare, Moza e gjen veten të vetme dhe të mbushur me dhimbje që nuk mundi të bëhej dot nënë. E ndarë nga njeriu për të cilin kishte sakrifikuar dhe dashuruar shumë, ajo vendos të kthehet në vendlindje.
atje ku kishte braktisur të atin dhe gjithçka që njihte.
Por a do ta gjej aty të atin e saj?
Në kërkim të paqes dhe faljes, do ndeshet me një njeri misterioz, që është kujdesur për shtëpinë e vjetër të babait të saj. Një burrë që luan violinë çdo natë me një maskë që i mbulon fytyrën. Pas çdo tingulli të violinës, ai sjell me vete një premtim të panjohur dhe një tërheqje të pakontrollueshme.
Ai njeri mbart përgjigje për të cilat Moza ka nevojë të zbulojë.
Një histori ku e kaluara dhe e shkuara ndodhin në një përplasje të fuqishme. Një rrëfim emocionues për dashurinë, humbjen dhe forcën që kërkohet për të gjetur veten sërish. Një udhëtim tronditës i një gruaje që kërkon falje nga i ati.
Një grua që dëshironte të bëhej NËNË.
Në fund, zgjedhja që do bëj, a do i sjell paqe Mozës apo do ta shkatërrojë përfundimisht?