Letërsi

LIBRI I DITËS: "Jeta e dikurshme e delfinëve"- ROMANI më ambicioz i Kirmen Uribe ku ndërlik mjeshtërisht historinë e familjes...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Jeta e dikurshme e delfinëve"- ROMANI

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Jeta e dikurshme e delfinëve"

Autor: Kirmen Uribe

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Aleph

Faqe: 320

Viti i botimit: 2025

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Sipas besimeve të baskëve të parë, ata që ranë në dashuri me 'lamias', qenie mitologjike të ngjashme me sirenat, u bënë delfinë. Ishte çmimi që duhej të paguanin për guximin e tyre. Një ndryshim rrënjësor që ndodhi brenda natës, si fillimi i një udhëtimi drejt një destinacioni të pasigurt. Kështu, edhe jeta e emigrantëve ndryshon kur kalojnë kufirin e vendit të tyre dhe, pasi e ndërmarrin, rruga bëhet gjë tjetër, shumë më e ndryshme nga ajo e imagjinuar.

Tri histori kryqëzohen në faqet e këtij romani: fati i librit të papërfunduar që feministja Edith Wynner i kushtoi Rosika Schwimmer-it, aktiviste, pacifiste e nominuar disa herë për Çmimin Nobel për Pagen, si dhe marrëdhënia midis këtyre dy grave të jashtëzakonshme gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX-të; përvojat e një familjeje emigrante baske në Nju Jorkun e sotëm në sfondin politik dhe social të klimës të stuhishëm të epokës Trump dhe kujtimet e miqësisë mes dy vajzave në qytetin e vogël bregdetar ku tregimtari u rrit mes një sërë grash revolucionare në vitet '70 dhe '80.

Pasionant, i ndjeshëm, poetik, plot sekrete për t'u zbuluar, i shkruar me shije dhe thellësisht njerëzor, 'Jeta e mëparshme e delfinëve është romani më ambicioz i Kirmen Uribes, ku ai ndërlik mjeshtërisht historinë e familjes, ngjarje historike dhe magjinë e folklorit bask dhe tregimeve popullore.

Kirmen Uribe është shkrimtari më i vlerësuar bask dhe ndër më të rëndësishmit që shkruajnë sot në Spanjë. Ka fituar Çmimin Kombëtar të librit si dhe një sërë çmimesh të tjera të rëndësishme. ‘Jeta e dikurshme e delfinëve’ është romani më ambicioz i URIBES dhe e rendit atë mes shkrimtarëve më të talentuar europianë të brezit të vet. Është ndër shkrimtarët më të rrallë të botuar nga prestigjozet amerikane The New Yorker dhe The Paris Review. 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH