Letërsi

LIBRI I DITËS: "Deri në fund të verës"- ROMAN nga Abby Jimenez për dashurinë, fatin dhe një plan të çmendur që mund të funksionojë

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Deri në fund të verës"- ROMAN nga

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Deri në fund te verës"

Autor: Abby Jimenez

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Çmimi: 1.400 Lekë

Nr i faqeve: 413

Përshkrimi

Xhastinin e ndjek një mallkim dhe, falë një postimi në Reddit, tashmë kjo bëhet lajm në të gjithë internetin. Çdo vajzë me të cilën del ai, gjen shpirtin binjak menjëherë sapo ndahen bashkë. Kur një vajzë i shkruan në mesazhe private duke i treguar se ka të njëjtin problem, bëjnë të dy një plan: do të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe pastaj do të ndahen. Kështu, mallkimet e secilit do të zhbëhen dhe të dy do të gjejnë dashurinë e jetës. Ideja duket e çmendur... por ndoshta funksionon.

Ema nuk e kishte planifikuar që detyra e radhës si infermiere shëtitëse të ishte në Minesota por, bashkë me shoqen e ngushtë, bien dakord që dalja me Xhastinin është një mundësi shumë e mirë që nuk duhet humbur, sidomos kur marrin me qira një vilë të vjetër në një ishull privat në liqenin Minetonka. Duhej të ishte lidhje nga ato të shpejtat, deri në fund të verës.

Por, kur në skenë shfaqet nëna toksike e Emës dhe Xhastini detyrohet të kujdeset për motrat dhe vëllain më të vogël, papritur përballen me shumë më tepër nga sa prisnin, përfshirë edhe ndjenjat e vërteta për njëri-tjetrin. Po sikur, këtë herë, fati ta ketë bashkuar vërtet çiftin e përsosur?

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH