Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.
Gjatë jë konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.
“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod.
“Kodi i ri penal ka tendencë represive”, kryeprokurori Çela kundër draftit: Ashpërsimi i dënimeve me burgim nuk është zgjidhja e vetme.
"Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia.