Showbiz

Ermal Fejzullahu e thotë troç: Babai nuk ka patur besim tek unë

Shkruar nga Liberale

Ermal Fejzullahu e thotë troç: Babai nuk ka patur besim tek unë

Këngëtari i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, ka qenë i ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin. Ai është një nga artistët më të njohur në Shqipëri dhe në Kosovë, ku ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare.

Falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që nga pjesëmarrja në “Top Fest” e deri më sot, Ermali është një nga artistët më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë. Ai tashmë ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare.

Në këtë intervistë me Ilnisa Agollin, këngëtari foli më shumë fëmijërinë dhe familjen.

Pjesë nga intervista:

Ermali: Sabriu nuk ka patur besim shumë të madh tek unë sepse e ka ditur që është një botë e egër. Nuk është vetëm ajo që shohim para perdes. Dhe ai nuk e ka ditur se sa do të rritem sa i përgatitur do të jem për të gjitha sfidat. Më vonë pasi pa sukseset e mia, është bindur. Por është ajo brenga e prindit që një fëmijë në moshën 15-16 vjeç është gjithmonë në lëvizje, për më tepër vetëm.

Ilnisa: Çfarë do të ishte tjetër Sabri Fejzullahu në jetën tënde përveçse babai yt?

Ermali: Çdo gjë më lidhet me të. Shumë fjalë të tij para 20 viteve më dalin tani. Sabriu ka qenë udhërrëfyesi im në jetën time. Nuk është se është marrë shumë me mua sepse ka dashur që të eci vetë në jetë, në muzikë, por edhe sfidat t’i përballoj vetë, por shumë rrallë e pyesja për të më dhënë ndonjë këshillë sepse kam pasur atë egon time. Ai më ka rritur duke më thënë gjithmonë se ‘ti diku do të shkëlqesh, në art, sport, kudo do të jesh një yll i madh’.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH