Kompania shtetërore CRRC zbuloi trenin e saj më të ri me levitacion magnetik (maglev), nuk prek hekurudhën, i cili pritet të arrijë shpejtësinë prej 600 km/h, duke u bërë një nga trenat më të shpejtë në botë dhe më i shpejti në Kinë.
Ky model inovativ përdor rrota gome deri në 150 km/h, përpara se të kalojë automatikisht në levitacion magnetik, çka eliminon fërkimin me shinat dhe rrit ndjeshëm efikasitetin. Sipas projektuesve, koha e udhëtimit mes Pekinit dhe Shangait do të reduktohet nga 5 orë e gjysmë në vetëm 2 orë e gjysmë.
Aktualisht, një tren mesatar i shpejtësisë së lartë atje mund të lëvizë me rreth 350 km/ orë, ndërsa avionët fluturojnë me 800-900 km/ orë. Trenat si ky i prezantuar së fundi shpresohet se do të arrijnë të mbushin hapësirën kritike mes këtyre të dyjave.
Teknologjia e përdorur ka përfshirë inxhinieri gjermane, ndonëse Kina paraqitet si lider i projektit.