Një e moshuar ka ka bërë një denoncim në Policin e Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht.
Burime zyrtare bënë sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit referuan materialet në Prokurori për rastin në fjalë pas veprimeve paraprake të kryera.
“Nisi procedimi penal për shtetasen D. S., 48 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj”, njoftoi policia vendore.