Showbiz

"3 vite pikëllim”/ Vajza e Agron Llakajt rrëfen dhimbjen e humbjes së nënës: Babi i çon lule të varri çdo ditë...

Shkruar nga Liberale

"3 vite pikëllim”/ Vajza e Agron Llakajt rrëfen dhimbjen e

Alkida Llakaj, vajza e aktorit të mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e panelit të emisionit “Top Story”, në Top Channel.

Ajo ndau me publikun dhimbjen e madhe që po kalojnë si familje që në momentin që mësuan diagnozën e nënës.

Alkida rrëfeu se babai i saj, aktori i njohur i humorit i çon çdo ditë lule në vendin ku prehet.

“Sa vite ka im atë në skenë unë i kam në jetë, pothuajse 40 vjet është dalja ime e parë televizive, isha shumë e dyzuar, unë s’isha emocionalisht mjaftueshëm e fortë për të folur për babin sepse e kam kudo të asociuar kudo me mamin, qoftë edhe në telefonin tim unë i kam të dy të pandashëm, ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime. Janë 3 vite që për ne kanë qenë një sfidë, ka qenë mes korriku ku ne morëm një diagnozë fatale të mamit dhe deri sot që flasim janë 3 vite pikëllim, për ne është si të jesh brenda një humnere për shkak të humbjes sonë, kemi humbur boshtin e familjes.

Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara, shkon përtej kësaj, prej ditës që mami është larguar nga jeta, babi e viziton çdo ditë, në rastet kur është dashur të jetë jashtë Tiranës më ka thënë Alkida te mami, sigurisht unë shkoj edhe pa ma lënë porosi. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human të tij”, tha Alkida.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH