Prej pesë vitesh, pothuajse çdo vit mediat rozë shkruajnë se Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, është shtatzënë.
Disa nga raportimet e kaluara farse për shtatzëninë e Arminës
Së fundmi është raportuar sërish se blogerja e njohur është shtatzënë dhe ish-kryeministri Berisha pritet të bëhet sërish gjysh. E vërteta në fakt i takon vetëm asaj për të cilën ende nuk ka folur.
Armina Mevlani është shfaqur së fundmi në një intervistë për një emision televiziv, ku ajo ka folur për projektet e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut ishte pamja e saj fizike.
Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ndjekësit dhe mediat rozë kanë komentuar në mënyra të ndryshme për paraqitjen e saj, disa duke ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme, të tjerë duke e komentuar peshën dhe pamjen e fytyrës.
Komentet përfshinin shprehje si:
“Uuuuaa sa qenka shëndoshur”,
“Pupupu, qeka bërë katrore Armina”.
Ndërsa të tjerë aluduan për ndërhyrje estetike me komente të tilla si:
“A është shëndosh apo i ka bërë reaksion botoxi?”.