Modelja e njohur Desiree Englander, po shijon momente vere, duke postuar foto të saj me rroba banje, ndërsa ndodhet në një varkë të fryrë.
Bukuroshja bjonde ka veshur bikini me ngjyra blu të çelët dhe të bardhë teksa notonte.
"Duke qëndruar mbi ujë ", shkroi në mbishkrimin e postimit që bëri në llogarinë e saj personale në Instagram.
Me ngjyrën blu të pafund në sfond dhe pa zbuluar plazhin se ku ndodhej, Desiree Englander u tregoi ndjekësve të saj se si po shkon vera për të.